Terapi Cifti

Terapi Cifti - Informacion për Ju

Nëse ti ose partneri yt jeni duke kaluar një periudhë të veshtirë në marrëdhenien ose martesën tuaj, atëhere psikoterapia mund të jetë nje mundësi për të dy ju të arrini mirëkuptimin dhe zgjidhjen e probleme të ndryshme. Problemet dhe vështirësitë në një marrëdhenie janë të paevitueshme për shkak të natyrave dhe karaktereve tona te komplikuara, dhe se si ne bashkëveprojme me partnerin gjatë kalimit të kohes. Por kjo, gjithsesi, është diçka normale dhe nëpërmjet Psikoterapise ne mund të krijojmë një hapësire të përbashket ku ju mund të shpreheni në menyrë te hapur dhe të flisni per problemet që ju bezdisin. Në këtë mënyre, ju së bashku mund të ndjeheni të dëgjuar dhe të kuptuar. Marrëdheniet janë po aq të veçanta sa vetë personat e përfshire ne to, por zakonisht hasen disa probleme dhe vështirësi te perbashka të cilat klasifikoneh si mëposhtë:

  • çështje xhelozie, tradhëti
  • Dhunë në familje
  • Probleme me nervozizmin
  • Probleme me seksualitetin
  • Planet mbi familjen dhe rritjen e fëmijëve
  • Pritshmëritë ndaj të ardhmes
  • Mungesa e kohës ndaj familjes ose partnerit
  • Probleme Financiare
  • Probleme në komunikim
  • Ndjesi moskuptimi mes njëri tjetrit
  • Ndryshime te kulturës ose besimeve

… dhe plot të tjera.

Nëse ti ose partneri yt e shihni veten tek një ose disa prej ketyre problemeve, ose nëse keni deshirë te sillni një temë ose problem komplet të veçcante tek ju, atëhere ju ftoj ti diskutojmë dhe të punojmë së bashku.

Qellimi im mbi punën tonë së bashku dhe se çfare unë mund tju ofroj, esht një ambient pa gjykime, neutral dhe bashkëpunues i cili mund te sherbej sipas nevojave tuaja. Trajnimi im në metodën Sistemike Familjare është posaçerisht i vlefshëm në trajtimin e çështjeve familjare dhe martesore e llojeve të ndryshme.

Kur është çasti i duhur për të nisur Terapinë?


Ne psikoterapi nuk ka një çast të duhur apo të gabuar. Nuk ka rëndësi nese lidhja ose martesa është e gjatë prej vitesh, apo e sapo nisur. Nëse ti ose partneri yt ndjeni qe marrëdhenia është në vështiresi dhe ju jeni duke vuajtur, ose thjesht nuk është në standartin ku ju do të deshironit qe të jetë, atëhere keto janë arsye mjaftueshëm per të provuar Psikoterapinë.
Gjithashtu, nese çështja per te cilën behet fjalë është ndarja ose divorci, ne mund të punojmë së bashku keshtu që perfundimi i lidhjes të jetë sa më pak i dhimbshëm dhe pertiftues per të dyja palët.
Cilat çifte janë të duhura për terapi ?
Unë ftoj çiftet e cfarëdolloj moshe, orientimi seksual dhe gjinie të vijnë të punojme se bashke. Gjithasthu, si person që punon dhe studion ne rrang nderkombëtar, kam eksperiencë e cila me lejon të ofroj terapi për cifte te kombeve dhe kulturave te ndryshme, besimesh dhe gjuhesh.