CFARË ËSHTË PSIKOTERAPIA

 

"Psikoterapia mund të jetëe një nga aventurat më të mëdha dhe më të dobishme. Nëpërmjet saj, mund të krijohen ndjesi të thella të vetëvlerësimit, qëllimit në jetë, dhe mirëqënies.‘‘
Eda LeShan

Psikoterapia është arti dhe shkenca e së përdorurit të metodave psikologjike të testuara, në shërbim të personave të cilët kërkojnë ndihmë rreth mbikalimit dhe zgjidhjeve të vështirësive dhe problemeve te tyre. Njerëzit ndërmarin udhën e psikoterapisë per arsye të ndryshme.

Disa nisin kur vështirësitë e jetës bëhen shumë të medha për tu trajtuar vetë, dhe kështu kërkojnë ndihme në përmirsimin e resurseve dhe forcave të tyre. Disa të tjerë, nisin nga dëshira dhe nevoja për të njohur dhe kuptuar me shumë vetveten dhe njerëzit përreth tyre. Ndërsa disa nisin si qëllim përmirësimin ose zgjihdjen e problemeve në marrëdheniet e tyre familjare dhe martesore.


Disa tema ose veshtirësi te zakonshme që trajtohen në psikoterapi janë të mëposhtmet:

  • Ankthi
  • Depresioni
  • Hidherim dhe Mjerim
  • Dhimbje fizike
  • Vartësi ndaj substancave
  • Probleme marrëdhëniesh
  • Probleme familjare ose martesore
  • Probleme të të jetuarit vetëm
  • Probleme me gjumin

… e plot te tjera.

Pavarësisht arsyes që të shtyn të kërkosh nidhmën e psikoterapisë, te ftoj të provosh se si eksperienca e psikoterapisë mund të të ndihmoje në menyrën që dëshiron.